" Marko 2 "

Marko 2 është një kompani ndërtimi me një reputacion të gjerë dhe të shkëlqyer, i ndërtuar mbi vlerat e ekselencës dhe integritetit të testuar ndër vite.

Gjatë viteve, Marko 2 ka përfunduar projekte të shumta në fushën e ndërtimeve civile  dhe industriale, siç janë godinat rezidenciale, ndërtime industriale dhe infrastrukturë, qendra sociale dhe kulturore, në bashkëpunim me kompani të ndryshme prestigjoze në Shqipëri.

Si filloi !

E themeluar në vitin 2002, fillimisht si një biznes individual, i fokusuar në ndërtimin dhe rikonstruksionin e ndërtesave të banimit dhe tregtimin e materialeve të ndërtimit, Marko 2 është zhvilluar me shpejtësi dhe shëndruar në një kompani ambicioze që ofron punë cilësore duke qenë njëkohësisht inovative, e besueshme dhe e përkushtuar ndaj ekselencës.

Misioni

Kompania jonë synon të përfundojë çdo projekt në mënyrë inovative dhe me kosto efektive, me standarde të larta të cilësisë, për profitin dhe më të mirën e klientëve tanë, bashkëpunëtorëve dhe komuniteteve ku veprojmë.

Vizioni

Marko 2 përpiqet të ruajë nivelin më të lartë të profesionalizmit dhe integritetit në marrëdhëniet e tij me klientët, bashkëpunëtorët dhe punonjësit.

Projekte në Total

Të Përfunduar

Në Zhvillim

Siguria Dhe Shëndeti !

Ne vlerësojmë rëndësinë dhe nevojën e përgjegjësisë sociale dhe respektimin e rregullave, ku parimi kryesor është siguria dhe shëndeti në punë. Kujdesemi  dhe monitorojmë në mënyrë të vazhdueshme sigurinë e punonjësve tanë ndaj  rreziqeve të punës në terren.